Zharku: Ligji i ri për komunikacionin ka shpëtuar shumë jetë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, konsideron se ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, ka shpëtuar shumë jetë, dhe ka pasur rezultate. Ai ka treguar për punët që janë kryer, dhe ato që janë në plan të kryhen. Zharku në një intervistë për lajmi.net, ka treguar se kur do të bëhet me pagesë kalimi në autostradën e Kosovës.
Zharku ka thënë se në fund të vitit të ardhshëm do të nis autostrada deri në Merdare. Zharku ka folur edhe për komunikacionin e Prishtinës, investimet në rrugët rajonale, Autostradën e Shkupit…

“Shënimet e para kemi pasur rezultat, apo më mirë të themi kemi shpëtuar shumë jetë. Ka pasur rënie të aksidenteve me fatalitet, që nënkupton që janë përfshirë vdekjet. Sipas shënimeve të para që i kemi kjo ka pasur një zbritje prej afër 50 për qind, muajin dhjetor, dy javët e para nuk kemi pasur asnjë aksident me fatalitet. Jam i të kënaqur se kemi arritur të shpëtojmë jetë”, ka thënë Zharku në një intervistë për lajmi.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme