Nga bankat e Belgjikës është zhdukur një pjesë e parave të liderit të vrarë të Libisë Muhammar el Gaddafi, lajmëron televizioni belg RTBF.
Me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 2011 mjetet e Muhammar el Gaddafit ishin ngrirë.
Në atë moment në bankat “BNP Parbas Fortis”, “ING”, “KBC” dhe “Euroclar Bank” gjendeshin më tepër se 14 miliardë euro të ish liderit libian.
Vendimi i Këshillit të Sigurimit të KB nuk kishte të bëjë me kamatat.
Për tetë vjet kjo shumë është rritur në mes të 3 dhe 5 miliardë eurove dhe pikërisht këto para janë zhdukur. Supozohet se ato kanë përfunduar në duart e grupeve të cilat po luftojnë në Libi. Hetimet janë në zhvillim.
Për zhdukjen e 10 miliardë eurove nga llogaritë e ngrira të Libisë është shkruar edhe më herët.
Të përkujtojmë, në vitin 2013 në to gjendeshin 16 miliardë euro, ndërsa në vitin 2017 kur autoritetet belge, pas hetimin për shpëlarje të parave donin ta konfiskonin pasurinë, u zbuluar se kishin mbetur vetëm 6 miliardë./Insajderi.com.



