Para katër ditësh një vajzë nga Fushë Kosova është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj
Rastin në polici e ka lajmëruar të shtunën nëna e vajzës së zhdukur, e cila ka bërë të ditur se që nga data 17 e këtij muaji ajo nuk e di vendndodhjen e vajzës së saj.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë 17.07.2019-Më 20.07.2019 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, theksohet në raport.