Gazetarja e njohur, Elsa Demo, në një rrëfim prekës për Adi Krastën, komentoi zhdukjen e Sahatit të Tiranës që po rrethohet me një ndërtim monstruoz.
“Kam frikë se Tirana ka hyrë në një rrugë pa kthim. Kjo është e dukshme që Tirana ka hyrë në një rrugë pa kthim.
Por unë do prekja një moment prekës që është po kaq i dhimbshëm. Unë udhëtoj me autobus, është një gjë që më pëlqen. Me ato autobusa që ka Tirana. Kthehesha para dy-tre netësh dhe shikoja se si pjesa e Spitalit Psikiatrik të Tiranës është rrethuar me ndërtesa, me rezidenca, me banesa dhe i kanë marrë frymën. Për mua, kjo është më e dhimbshme sesa kulla e Sahatit.
Gazetarja e mbylli rrëfimin e saj për Krastën duke treguar se çfarë i kishte ndodhur me një aktor të njohur.
“E di çfarë më ka thënë një aktor i nderuar i skenës? Që ka qenë shumë i diskutueshëm në qëndrimet e tij për teatrin. Jam matur nëse duhet ta them publikisht kur ai hidhej sa në një degë në tjetrën në mbrojtje të teatrit. Nuk do e them emrin, pavarësisht se mund ta marrin me mend.
Kur më hoqën nga puna më ftoi për kafe dhe më tha: Dëgjo këtu, mos e ngri shumë zërin sepse do të mbetesh pa bukë dhe do të harrohesh. Në këtë vend mund të kujtohen për mirë apo për keq vetëm tre ditë. Mos u kruaj me politikën.
Ky lloj artisti ka qenë me shumë influencë në ndotjen e kulturës në këtë vend,” tha Demo.
© SYRI.net