Zhivkovski: Rritet numri i kërkesave për shpronësimet lidhur me Korridoret 8 dhe 10

Gazetar: Avni Tahiri

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski thotë se ka një fluks kërkesash për shpronësimet që kanë të bëjnë me korridoret 8 dhe 10. Sipas tij po tentohet që rastet të zgjidhen sa më shpejtë me qëllim të mos ketë ndërprerje dhe projekti te rrjedhë siç është parashikuar.

“Kemi një fluks rastesh edhe për korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që kanë të bëjnë me autostradat që po ndërtojnë konsorciumi Bechtel dhe Enka, që edhe në këtë pjesë jemi të mobilizuar maksimalisht dhe po zgjidhim rastet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje dhe që projekti të rrjedhe siç është parashikuar nga shteti”, deklaroi Ivan Zhivkovski – Drejtori i Agjencisë së Kadastrës.

Zhivkovski gjithashtu bëri të ditur se Agjencia e Kadastrës synon që përmes portalit të ri “e-service”, të lehtësojë shërbimet për qytetarët dhe personat juridikë. Bëhet fjalë për 94 shërbime, ndërsa portali do të jetë aktiv nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Me krijimin e portalit të ri u kujdesem që të jetë më i thjeshtë dhe të mund ta shfrytëzojnë të gjitha grupet e qytetarëve, duke pasur parasysh edhe më të moshuarit dhe pensionistët. Me vendosjen e kësaj vegle ne nuk e anashkalojmë mundësinë që qytetarët apo personat juridik që të mund të kërkojnë shërbimet edhe nëpërmjet sporteleve të agjencisë së kadastrës së patundshmërive, pjesë e shërbimeve mund të kërkohen edhe nga shërbimet profesionale, noterët, avokatët të cilët janë të lidhur me sistemin tonë”, tha Ivan Zhivkovski – drejtori i Agjencisë së Kadastrës.

Zhivkovski paralajmëroi se deri në fund të vitit dhe gjatë vitit të ardhshëm në Agjencinë e Kadastrës do të shtohen edhe shërbime të reja. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme