Zhurnal vjedh lajmin e portalit Sakte.net

Portali pro qeveritar, Zhurnal.mk ka përvetësuar lajmin e portalit Sakte.net që kohë më parë raportoi se Afrim Gashi është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, si dhe njoftoi për emrat e këtij shtabi.

Kjo nuk është hera e parë që ky portal vjedh lajme nga Sakte.net dhe më pas i prezanton si të vetat. Urojmë që një praktikë e tillë mos të shndërrohet në rutinë, por Zhurnal do të avancojë në profesionalizëm dhe do të merr shembull portalin Sakte për saktësinë e informacioneve, e jo t’i përvetësojë ato të paktën pa iu referuar burimit të informatës.

Afrim Gashi në krye të shtabit zgjedhor të BESËS. A do jenë këta disa nga emrat e kandidatëve për deputet?

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1611212505859

Lëvizja BESA ka formuar shtabin e saj zgjedhor ku në krye të këti shtabi do të jetë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Afrim Gashi. Ekipin e shtabit zgjedhorë do ta përbëjnë edhe disa anëtar tjerë të kryesisë qendrore të kësaj partie si Zeqirija Ibrahimi, Adnan Azizi, Abdush Demiri, Kastriot Rexhepi, Zejd Rexhepi, Shaban Zendeli, Blerim Sejdiu, Driton Sulejmani etj.

Si zëdhënës i shtabit zgjedhorë nga Lëvizja BESA për zgjedhjet e parakohëshme paralmanentare të 11 dhjetorit është emëruar kryetari i Qendrës për Demorkaci dhe Zhvillimin, Orhan Murtezani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme