Zhvillimet e fundit mobilizojnë Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të mbajë nesër një mbledhje, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, merr vesh Gazeta Express nga burimet e saj.

Në mbledhje do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Isa Mustafa – i cili do ta udhëheqë mbledhjen – ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni; ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj; dhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare, nuk dihet nëse do të arrijë të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës pritet t’i trajtojë gjendjen e sigurisë në vend dhe agresionin e javëve të fundit nga Serbia si tema kryesore gjatë mbledhjes së të premtes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme