Ziadin Sela ndjek me sukses hapat “patriotik” të Ali Ahmetit, i mungon vetëm edhe çiftelia! (Video)

Koment nga Sakte.net

Bashkëqeverisja me Ali Ahmetin duket se ka ndikuar mjaft tek Ziadin Sela, i cili në prag të zgjedhjeve lokale i është rikthyer temave “të mëdha kombëtare”. Njëjtë siç bënte partneri i tij në qeverisje dikur, Ali Ahmeti që shpikte tema nga më të ndryshmet sa herë që zihej ngushtë nga bashkëqeverisja shumëvjeçare me një VMRO-DPMNE me tone të theksuara antishqiptare, duket se edhe Ziadin Sela ka zgjedhur të ndjek një rrugë të ngjashme.

“Opozitari” i dikurshëm që kërkonte parlament shqiptar nëse nuk do të përfilleshin kërkesat e shqiptarëve, shtet binacional dhe zyrtarizim të padiskutueshëm të gjuhës shqipe, tani duket se mjaftohet me “avancimin” e saj, ndërkohë që ndjekësit e tij të verbër vazhdojnë të mundohen ta paraqesin këtë si një zgjidhje ideale të momentit. Dhe nuk ka se si Sela mos të jetë i kënaqur me “arritjet e kësaj qeverisje”. Nëse nuk është arritur zyrtarizimi i gjuhës shqipe, atëherë gjithsesi se janë “zyrtarizuar” njerëzit e partisë së tij nëpër poste të larta qeveritare.

Andaj, tani Ziadin Sela duket se ka një hall të madh “kombëtar”, pikërisht të njëjtin që e proklamonte Ali Ahmeti për vite me radhë sa herë që dëshironte t’i fshihte dështimet e tij në qeverisje, sa herë që tentonte të fshihte të vërtetën se rastet “Monstra”, “Kumanova”, “Harun Aliu”… etj, ndodhën nga Qeverisja ku bënte pjesë edhe partia e tij, ndërsa zyrtarë të lartë të këtij subjekti rreshtoheshin në konferencat për shtyp përkrah ish ministrave antishqiptarë për t’i quajtur të suksesshme aksionet “anti – terroriste”.

Kësaj here, Ziadin Sela ka zgjedhur të flas për figurën kombëtare të Skenderbeut.
“Aq në absurditet dhe aq zëshëm në mënyrë të pa moralshme kanë vajtur gjërat sa që une dhe bashkëpunëtorët e mi akuzohemi që e nxjerim në facebook Skëndërbeun? Më vjen mire që këtu ne sfond e shoh figurën e e heroit tonë kombëtar Skëndërbeut. Pa marë para syshë që cfar emri dhe mbiemri ne si shqiptarë mbajmë ktu është pikënisja e identitetit tonë kombëtar dhe të kontestosh figurën Kombëtare të Skëndërbeut ke kontestuar qënien shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë këtu edhe më gjërë. Dhe ne vazhdimisht do të përballemi me kësisoj goditje jo si strukture politike por si komb. Shqiptarët kurrë nuk kanë patur probleme me identintetin kombëtar, por fatkeqsisht tani ka disa rryma politike që duan të na shkombëtarizojnë nga identiteti kombëtar. Nuk guxojmë ti lejojmë avanturier të tillë që ndoshta edhe paguhen për ta faruar indin kombëtar. Ne do të goditemi gjithandej saherë qe të verejnë se do të kemi krizë. Pikërisht edhe këta janë treguesit se ku duhet të veprojmë ne si politikë në mënyrë që mos të kemi krizë”, ka thënë Ziadin Sela, partneri i Ali Ahmetit, i cili është pjesë e një qeverisje që nuk zyrtarizon gjuhën shqipe./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme