Marrëveshje që liderët janë marrë vesh për të shkelur Kushtetutën me këmbë e duar. Sipas nenit 22 të Kushtetutës, i cili qartazi thotë që të drejtën për votë e ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, i cili ka arritur moshën madhore dhe e drejta i merret vetëm atij i cili nuk është i aftë për të ushtruar veprimtari dhe veprimtari për të ushtruar i aftë nuk është nga liderërt politik, të cilët pa pikë turpi fshinë dhe 200.000 qytetarë kryesisht shqiptar nga diaspora. Unë bëj apel që të respektohet Kushtetuta dhë në të njëjtën kohë parashtroj pyetje: Cili do jetë hapi i radhës me diasporën shqiptare? Do t’iu merret nënshtetësia dhe do t’u konfiskohet prona dhe do të kenë fatin e shqiptarëve në Çamëri. Për këtë do të duhet të përgjigjen liderët politik të cilët i thonë vetes udhëheqës të subjekteve politike shqiptare. Dhe nga ana tjetër pa pikë turpi u fshinë nga e drejta e votës qytetarë shqiptarë këtu në Republikën e Maqedonisë. Kur jemi te tema e Listave Zgjedhore, asesi nuk u diskutua ajo që ishte më e rëndësishmja dhe që është në frymën e asaj në të cilën në këtë moment para foltores Bashkimi Demokratik për Integrim dhe të tjerë faktor politik për Marrëveshjen e Ohrit është Decentralizimi i mirëfillitë i pushtetit. Pastrimi i Listave Zgjedhore ishte momenti kur bëhej ajo që është esenciale në mënyrë që mos ndodhë në të ardhmen ky fenomen i falsifikimit të mbi 330.000 votuesve. Flasim për votues të cilët janë fiktivë ose që nuk janë të gjallë, ose janë regjistruar për votim në disa vendvotime, vetëm e vetëm që maqedonasit të marrin në duart e tyre mazhorancën. Këto janë gjëra kryesore që duhen bërë ishte Shërbimi Civil, Çertifikatat e lindjes dhe Letërnjoftimet duhet që t’i kalojnë në menaxhim Pushtetit Lokal, ashtu siç e ka rregulluar e gjithë bota e civilizuar, dhe e gjithë bota e cila në bazë të Kushtetutës së saj është e orientuar kah zbatimi i të drejtave të qytetarit dhe individit. Ndërsa, bota tjetër e cila mundohet që të diskriminoj i mban në kontroll edhe Zyrat e Shërbimit Civil në mënyrë që të nxjerrë pasqyrë të rrejshme të realitetit etnik këtu në Republikën e Maqedonisë. Prandaj, le të jetë ky apel që bashkë me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të bëhet ndryshim që tani e tutje në Zyrat e Shërbimit Civil t’i kalojnë si kompetencë komunave anë e mbanë Republikës së Maqedonisë. Edhe njëherë u bëj apel që mos i ndajnë qytetarët në yllzi, apostrof ose qytetar të listave të veçanta.
Poashtu, shqetësuese është fakti që pjesa kryesore, që është Prokuroria speciale dhe shteti i së drejtës, është e fundit në rradhitje tek marrëveshja e arritur. Kur jemi këtu, bëjmë apel, që Prokuroria Speciale të mos merret vetëm me proceset e montuara maqedonase, por të nisë të merret në mënyrë sa ma urgjente edhe me Sopotin, Monstrën, Lagjen e trimave dhe me çështjet që kanë të bëjnë më shqiptarët. Ndryshe vlerësojmë që e drejta tentohet të ju kthehet vetëm maqedonasve, se atyre nuk ju ka munguar ndonjëherë, e drejta në këtë shtet, do të kthehet në moment që do ju kthehet e drejta shqiptarëve.