Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela si duket ka dy personalitete të ndryshme brenda vetes, që nuk përputhen njëri me tjetrën. Njëri personalitet është Zijadini opozitar dhe patriot i para zgjedhjeve, i cili thoshte se definicioni “20 për qind” për gjuhën shqipe është i papranueshëm sepse daton nga koha e mbretërisë serbe, kurse tjetri personalitet është Sela në pushtet, të cilit aspak nuk i pengon ky definicion. Me këtë Sela tregon se drejtoritë të cilat do t’i udhëheqë partia e tij, janë shumë më të rëndësishme se a do të quhet gjuha shqipe 20, 15, apo 10 për qind, vlerësojnë analistët, raporton Almakos.
Më poshtë Almakos ju sjell paraqitjen e Selës në emisionin “Rruga drejt…” para zgjedhjeve parlamentare dhe debatin e tij të ashpër me gazetaren maqedonase Katerina Bllazehvska, të cilës madje i thotë se nuk dëshiron as t’i flasë, nëse gjuhën shqipe e definon si gjuhë të 20 për qindëshit. Duke sqaruar kundërshtimin e tij, Sela thotë se ajo është gjuhë që ja ka mësuar nëna.
Ja debati i tij i plotë me gazetaren Bllazehvska, që në fund këtë gazetare të afërt me Zaevin e detyron të zbulojë se Sela mban takime të fshehta me VMRO-DPMNE-në brenda dhe jashtë Maqedonisë.
Sela: A jeni ju që gjuhës shqipe t’i thuhet gjuha e mbi 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga juha maqedonase? A jeni dakord me këtë definicion? Ju personalisht, ja po ju pyes. A duhet t’ thuhet kështu gjuhës shqipe? Nëse jeni atëherë nuk kam çka flas me ju. A e dini se ku ekziston definicion i tillë për gjuhën shqipe? Vetëm në mretërinë serbe. Për fat të keq ju keni mbetur diku në shekullin e kaluar. Nuk ka gjuhë që e flsin mbi 20, ose nën 20 për qind. Ka gjuhë shqipe në shtet, ka gjuhë maqedonase, gjuhë turke, rome, vllehe, serbe.
Bllazhevska: Gjuha shqipe duhet të jetë në përdorim gjithkund ku ka nevojë për përdorimin e saj….
Sela: A e dini çfarë ofendimi më bëtë tani mua?
Bllazhevska: Pse ofendim…?
Zijadin Sela: Bëhet fjalë për gjuhë që unë e kam mësuar nga nëna ime. Gjuhë amtare.
Bllazhesvka: A ua ndalova gjuhën? Thash se duhet të përdoret…
Sela: Po ju jeni që definicioni të jetë i tillë…
Bllazehvska: Unë jo, kushtetuta e thotë…
Sela: Po kushtetuta nuk ëhstë as Bibël as Kuran…
Bllazhevska: Doni të thoni se unë jam mbi kushtetutën?
Sela: Jo, jo. Ju mund t’a thuani mendimin tuaj për këtë çështje. E di unë se si është në Kushtetutë. Por me ligj mund të definohet si gjuhë shqipe. Vetëm me një Nenç gjuha të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës dhe që dallon nga gjuha maqedonase është gjuha shqipe dhe pikë. A e din pse është ky definicion, të kthemi pak mbrapa. Në vitin 2001 kur bëhej Marrëveshja Kornizë e Ohrit, pohimet e bllokut politik maqedonas… edhe sot e kësaj dite ka pohime të atilla, se shqiptarët janë diku 14 për qind. Ne pohonim se jemi 30 për qind. Për këtë arsye mbeti ai definicion, që më pas të bëhet regjistrim në vitin 2002 dhe është e qartë se cila popullsi është mbi 20 për qind. Të gjithë ata që janë për atë definicion, a e dini pse janë: që të jetë i përkohshëm, shteti të punojë që ai popull të bie nën 20 për qind, e keni parasysh kur definicioni është i përkohshëm dhe pastaj Maqedonia të ketë vetëm një gjuhë zyrtare, e kështu me radhë.
Bllazhevska: Më lejoni tani, mua nuk më interesojnë kuotat, mua nuk më interesojnë përqindjet…
Sela: Unë nuk duhet të ju lejoj juve të merreni me gjuhën time, meqë keni një qasje të tillë, ky është problemi. Ne ju lejojmë që ju të merreni me shtëpinë tonë, me problemet tona, kurse e juaja është e juaja.
Bllazhevska: Jo, jo. Nuk ka e jona, e juaja.
Sela: Kur miratohet kushtetua, flamuri, himni, duhet të ketë debat më të gjerë te qytetarët, te bashkësitë etnike, e këhtu me radhë. Jo të miratohen me shpejtësi dhe të imponohen disa çyshtje, e pasta tjetrit t’i thuhet respektoje këtë. Kjo nuk është në rregull./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1796630967044414/