Ziberi: Qeveria injoron Avokatin e Popullit nga procesi i përpilimit të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Gazetar: Suad Bajrami

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e ka përfshirë apo konsultuar Avokatin e Popullit në procesin e përgatitjes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pavarësisht se Avokati i Popullit është autoriteti që ka kompetenca ligjore për të ndjekur rrjedhën e realizimit të obligimit kushtetues të përfaqësimit të komuniteteve nëpër institucione, por dhe ndryshimet eventuale të ligjeve që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Sa i përket pjesës së përgatitjes së Ligjit për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, nuk jam i informuar se deri ku janë ato aktivitete, meqë Avokati i Popullit nuk është pjesë e grupit punues për përgatitjen e këtij ligji. Një nga kompetencat ligjore në bazë të Ligjit për Avokatin e Popullit, është edhe përcjellja e ndryshimeve ligjore dhe dhënia e iniciativave për ndryshime ligjore”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Praktika tregon që propozuesit në rastet kur hartohen ligje të cilat përfshijnë punën e Avokatit të Popullit, zakonisht e konsultojnë dhe e përfshijnë atë.

“Kur shohin të arsyeshme dhe kur një çështje ka të bëjë me sferën e kompetencave të Avokatit të Popullit, po konsultohen. Respektivisht, përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, marrin pjesë në përgatitjen e ndryshimeve ligjore. Ja sa për ilustrim, përfaqësues tonë kanë marrë pjesë në mënyrë permanente në ndryshimet e Ligjit për Ekzekutimin e Dënimeve, sepse Avokati i Popullit përcjellë situatën në burgje”, tha Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Megjithatë, Ziberi thekson se ata do të japin rekomandim, pasi që të publikohet propozim-ligji.

“Ne ju bëjmë rekomandime me shkrim, institucioneve që bëjnë përgatitjen e këtyre ligjeve dhe i propozojnë kuvendit për miratim. Këtë do ta bëjmë edhe në momentin kur do të kemi tekst të formuluar, publikuar nga Qeveria për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, u shpreh Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

Tanimë tre muaj, punësimet nëpër institucionet shtetërore po bëhen në rrethana kur nuk ekziston asnjë mekanizëm që do të garantonte përfaqësimin e drejtë të etniteteve. Qeveria thotë se një grup i ekspertëve po punon në zgjidhjen ligjore, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme