Zijadin Sela zbulon çfarë u diskutua në takimin me Ramën

Pas takimit të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama, Zijadin Sela, njëri prej të pranishmëve në tryezë zbardhi në studion e Ora News çfarë ishte diskutuar një vija të përgjithshme.

Si kreu i Aleancë për Shqiptarët, Sela tha se ky është momenti që subjektet shqiptare në Maqedoni të bashkohen për të zgjidhur kërkesat e shqiptarëve siç është zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe, decentralizimi i pushtetit vendor dhe ndarja e barabartë e fondeve.

I pyetur se çfarë prodhoi takimi me kryeministrin Rama dhe a pati ndonjë përfarim të qëndrimeve, Sela u përgjigj: “Unë parapëlqej që atyre kërkesave t’u themi kushtet tashmë. Ne kemi kërkuar dhe realisht kështu është edhe logjika e demokracisë që me kërkesa t’i parashtrojmë popullit që të legjitimojë platformat tona politike. Prej momentit që marrim legjitimitetin, këto kërkesa nuk janë kërkesa që parashtrohen për t’i kërkuar lëmoshë ndonjë subjekti maqedonas, por janë kushte që duhet t’i vendosim atij subjekti maqedonas që bën shumicën qeverisëse. Janë disa kushte që kemi dhe nuk janë risi dhe themi se ka ardhur koha që këto kushte të realizohen tashmë”.

“Faktori vendosës këtë radhë janë subjektet shqiptare. Këto 20 deputetë të partive shqiptare që jenë kusht për secilën parti maqedonase për zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe, duke ndarë buxhetin me prerje lokale, diku përfaqësish 50% e TVSh-së t’i mbesë pushtetit lokal, Prokuroria Speciale të shndërrohet në kategori Kushtetuese, po ashtu themelimin e Gjykatës Speciale, zgjidhjen e të gjitha procese të montuara politike, zhdëmtimi i tyre dhe në të njëjtën kohë edhe dënimi i përgjegjësve”, ka thënë Sela.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme