Haradinaj flet për rastin Dehari

Vetëvrasja apo vrasje, vdekja e Deharit është e ndjeshme dhe e padrejtë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së tha se Lëvizja Vetëvendosje duhej të tregohej më e kujdesshme lidhur me rastin dhe hetimet.

Ai ka thënë se përgjegjësitë duhet të merren si ato politike, njashtu edhe ashtu morale.

“Vetëvendosja ka mujt të jetë më e kujdesshme. Është e padrejtë vdekje e tij në burg, nuk ka nevojë të jetë vrasje që të jetë e padrejtë. Edhe po të ishte vetëvrasje, do të ishte e padrejtë. Lëje një pikëpytje, kërko përgjegjësi për mënyrën se si ka vdes. Insistimi i shpejtë po të qetë në pozitë të këqija”, ka thënë ai.

Haradinaj theksoi se përgjegjësia e ministres së Drejtësisë nuk është aq e madhe sa t’i kërkohet dorëheqja.

“Nuk është pa përgjegjësi por me targetu si numër një të përgjegjësisë ministren e Drejtësisë nuk bën”, përfundoi ai.