Ziyech zbarkon në Paris, gati ta kompletojë lëvizjen drejt PSG-së.
Hakim Ziyech ka arritur në Paris mbrëmë.
Futbollisti i Chelseat pritet të huazohet në Paris Saint-Germain për pjesën e dytë të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le Parisien”, përcjell Gazeta Express.
29 vjeçari zbarkoi në kryeqytetin francez derisa PSG-ja po shpreson që ta gjejë marrëveshjen finale me Chelsean në orët në vazhdim.
Përfaqësuesi maroken ka kontratë me “Blues” deri në vitin 2025, por që është i vendosur ta vazhdojë karrierën në “Parkun e Princave”.
Futbollisti ofanziv veç po e pret marrëveshjen mes klubeve dhe më pas t’i bashkohet Messit, Neymarit, Mbappes dhe shokëve të tjerë të rinj.
Ziyech ka pasur luhatje të formës në eksperiencën e tij në “Stamford Bridge”, ndërsa e synon ngritjen e madhe në Paris.
Ai dëshiron të mbetet në Francë edhe pas përfundimit të këtij sezoni, duke shpresuar që PSG-ja do ta blejë kartonin e tij.
Natyrisht, gjithçka do të varet nga paraqitjet e tij në pjesën e dytë të këtij edicioni.