Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Qinam të Tiranës, flakët pranë një depoje lëndësh plasëse

Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse, duke vënë në alarm autoritetet.

Zjarri, i cili përfshiu kodrat përreth fshatit dhe mori përmasa të konsiderueshme, u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se si pasojë e zjarrit është djegur një automjet.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Qinam të Tiranës, flakët pranë një depoje lëndësh plasëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme