Zjarri në vendin e njohur si Balgjaj, të fshatit Kurdari në Klos, ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, e ndërkohë era dhe terreni malor bëjnë më të vështirë punën e zjarrfikësve.
Përmes një postimi në Facebook, ministri Niko Peleshi lajmëron se një helikopter Cougar i shkon në ndihmë forcave aktuale, për të fikur kështu zjarrin.
Postimi i ministrit Niko Peleshi:
Helikopteri #Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri