Zjarret në vend janë nën kontroll

Zjarret në gjithë territorin e vendit janë vënë nën kontroll. Zjarri i cili për disa ditë ishte aktiv në rajonin e Berovës është lokalizuar tërësisht.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ekipet e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në shuarjen e flakëve janë kthyer në bazat e tyre, ndërsa në terren mbeten ekipet kujdestare të Pyjeve.

Mbrëmjen e kaluar ka pasur edhe disa zjarre të tjera në territorin e vendit, në Shkup, Shtip e Kumanovë. Zjarri më serioz ishte në Nagoriç të Vjetër.

Njësitet zjarrfikëse ndërhyn për të shuar flakët në një objekt të mbushur me dru për ngrohje, i cili është përhapur në tre hektarë të territorit të fshatit Trezovcë. Zjarrfikësve u është dashur të luftojnë 6 orë të plota me flakët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme