Zjarret në vend/ Ministri Balla në Kavajë duke ndjekur nga afër operacionin, shoqërohet nga kryebashkiaku

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbërritur pasditen e sotme në Kavajë, për të ndjekur nga afër punën e forcave të angazhuara në operacionin e shuarjes së zjarrit, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës.


Shërbimet zjarrfikëse, AKMC dhe Forcat e Armatosura mësohet se po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit, i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe në zonën e Kavajës.

Për të shmangur çdo situatë me rrezikshmëri, Policia e Shtetit ndërkohë ka evakuar banorët nga disa banesa të rrezikuara nga flakët.

Jemi në një situatë zjarri, ku kemi mbrojtur shtëpitë në pjesën veriore. Zjarri ka perimetër të madh, mbi 10 ha. Kemi angazhuar rreth 50 forca zjarrfikëse, veç Kavajës dhe nga Tirana, Kamza, Lushnja, Durrësi që po vijojnë punën. Fatmirësisht nuk kemi persona apo zjarrfikës të lënduar. Era në disa raste ka favorizuar flakët‘, informoi Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme