Zjarret përfshijnë vendin, emergjencat civile apelojnë për më shumë kujdes

Vatrat e para të zjarreve në pyje si pasojë e temperaturave të larta, janë shfaqur ditet e fundit në disa zona të vendit. Emergjencat Civile apelojnë për më shumë kujdes dhe kërkojnë nga pushteti lokal marrjen e menjëhershme të masave për parandalimin e tyre.

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë ditët e fundit, janë kthyer në shkaktarin kryesor të zjarreve.

Vetëm gjatë ditës së enjte janë shënuar 16 vatra zjarresh në të gjithë vendin, disa prej të cilave të shkaktuara nga pakujdesia.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, apelon për më shumë kujdes nga banorët e zonave që jetojne afër ullishteve.

Prençi: Gjeoshkenca është informuar se do të ketë thatësira të tejzgjatura, do të ketë rritje të larta temperature që do kalojnë mbi 40 gradë celsius.Normalisht kjo krizë do të shoqërohet jo vetëm me zjarre por edhe me ulje të prurjeve trë ujit që kërkojnë një racionalizim në përdorim për të përballuar ktë situatë.

Prençi thotë se ka kërkuar nga Prefekturat të mbledhin Shtabet e Emergjencave për të bërë të mundur përballimin e temperaturave te larta, që këto ditë krahas zjarreve kanë krijuar edhe probleme me ujin e pijshëm.

Prençi: Prefektura e Tiranës, Kukësit, Fierit kanë ngritur shtabet e emergjencave për të menaxhuar situatën edhe për zjarret, edhe për ujin e pijshëm. Drejtoria e Përgjthshme e Emergjencave Civile të grumbullojë të gjithë kapacitet e mundshme shtetërore dhe private për ti pasur në dispozicion për mbështetjen e operacioneve në terren në çdo bashki apo prefekturë.

Për përballimin e situatave të vështira në zona ku depërtimi i zjarrfikësve është i vështirë janë lidhur kontrata me kompani private për të mundësuar helikoptere.

Prençi: Jemi në procedurat e lidhjes së kontratës me kompani private që operojnë nga ajri, pasi mjetet ajrore të shtetit janë të pamjaftueshme për të kryer këto operacione edhe pse Ministria e Mbrojtjes ka vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën e zjarreve.

Ndërkohë në zonat turistike janë ngritur stacione zjarrfikëse për tu ardhur sa më parë në ndihmë pushuesve në rast emergjencash.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme