Një zjarr i madh ka shkatërruar një pjesë të madhe të fabrikës “Zhito Bitola” në Manastir, pasditen e sotme. Për momentin po vijon ende shuarja e zjarrit, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Nuk ka të lënduar, por dëme të mëdha materiale. Zjarri ka djegur tashmë çatinë e godinës kryesore, ndërsa kati më i lartë po digjet.
Ndërtesa e vjetër e “Zhito Bitola” është e zënë, e cila menaxhohet nga një kompani e cila përfshin furrën, mullirin dhe silosin. Është shumë herët të thuhet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por sipas një versioni, ai filloi nga furra e bukës, dhe sipas një versioni tjetër – nga çatia. “Zhito Bitola” falimentoi shumë vite më parë, por privatët blenë një pjesë të objekteve të fabrikës dhe rifilluan prodhimin e bukës dhe miellit./Alsat.mk