Një banesë private e vjetër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (6 mars) në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i cili ka qenë brenda
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë, ku kanë gjetur edhe viktimën, i cili sipas npunonjësit të zjarrfikëses dyshohet se është gjendur mes vatrës së zjarrit dhe nuk ka pasur mundësi të largohet.
“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.