Zjarri në Drislla mbulon fshatrat me tym, banorët marrin maskat

Gazetar: Avni Tahiri

Për banorët e fshatrave Batincë, Lubosh dhe Studeniçan sot u shpërndanë maska.

Jo se pandemia është rikthyer, por për shkak të ajrit të ndotur nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në deponinë Drisla. Shpërndarja e maskave sipas kryetarit të organizatës “Vakët”, Senih Brahoviq, është porosi se këta qytetarë duhet të mbrohen nga ndotja e ajrit dhe tymit që del nga zjarri në deponinë Drislla, shkruan Alsat.

“Shpërndajmë maska sepse tek ne që 30 vite ka pandemi në Batincë nga deponia e Drisllës dhe ne jetojmë si në kontejner, Batinca, Draceva, Lisice, Sopishte, të gjithë këto vendbanime jetojnë si në kontejner dhe ai kontejner çdoherë digjet në verë nga një apo dy here dhe populli nuk mund të merr frymë, pra vendosem të ndajmë maska që të mbrohemi nga kjo pandemi sa të mundemi”, u shpreh Senih Brahoviq – Kryetar i Organizatës “Vakët”.

Banorët e fshatrave që jetojnë afër Drisllës, thonë se nuk dinë se çfarë digjet në këtë deponi por thonë se të parët që thithin ajrin e ndotur janë banorët që jetojnë afër Drisllës.

“Sot duhet ndihmë që të shpërndahen maska për banorët e Batincës, ja shikoje lartë si është. Kush duhet tu sjelle maska? Duhet shteti apo ndonjë organizatë që të ndihmohet ky popull, pa maskë s’mund të dilet jashtë, mbrëmë ishim në barrikada, gjithçka ishte e mbyllur”, tha njw qytetar.

“Axhë, edhe ju mbani maskë! Po patjetër, ja e shihni si është, helm i gjallë gjithandej, mbrëmë ishte gjithçka zi dhe ishte e tmerrshme dhe vazhdon të digjet. Bremë u zgjova në një kohë, dritaren e kisha të hapur dhe brenda nuk merrej frymë”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Jam këtu në Lubosh dhe vërtetë nuk merret frymë, ja e mora një maskë. Këtu vërtetë duhet tu ndihmohet këtyre njerëzve në Lubosh dhe Batincë dhe Studeniçan”, theksoi njw qytetar.

Tym i bardhë edhe sot dilte nga deponia Drislla ndërsa zjarri ishte aktiv që nga dita e djeshme, ku brigada e zjarrfikësve të Shkupit ndërhyri me 2 automjete dhe 5 zjarrfikës dhe ishte dërguar edhe një “air-tractor” për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se gjatë ditës së sotme është marrë aksion për tu mbuluar mbeturinat me dhe në pjesën ku del tym i bardhë ndërsa sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Stojance Angelov, shuarja e zjarrit me ujë nga automjetet e zjarrfikësve nuk është efektive dhe tymi i dendur është problem për qytetarët e Shkupit. Sipas Angelov, nuk përjashtohet mundësia që ky zjarr të jetë i qëllimshëm./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme