Zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan/ Basha nxjerr pamjet: Këto vepra korruptive nuk kanë dëmtuar vetëm xhepat e qytetarëve por tashmë edhe shëndetin! Drejtësia t’i shkojë deri në fund vjedhjes

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar pamjet nga flakët në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, ku tymi ka mbuluar qytetin.


Basha shkruan se tymi toksik “që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit”, sipas tij, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë.

Ish-kryedemokrati thekson se zjarri po helmon Elbasanin dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund vjedhjes së parave.

“Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik. Këto vepra të makutërisë kanë dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vjiojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Tymi toksik që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë, synimi i vetëm i të cilës ka qenë dhe mbetet pasurimi i saj dhe klientelës së saj, duke dëmtuar palcërisht interesin publik.

Ky zjarr që po helmon sot Elbasanin, është një apel jo vetëm për ndëshkimin me votë të kësaj qeverie të korruptuar, por edhe për organet e drejtësisë, të cilat duhet t’i shkojnë deri në fund vjedhjes së parave të qytetarëve dhe dëmtimit të shëndetit publik.

Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme