Zjarri në Mallakastër, digjen dy banesa dhe sipërfaqe toke me pisha dhe ullishte

Flakët në zonën e Çërrilës së Mallakastrës kanë marrë përmasa më të mëdha teksa kanë arritur të djegin dy banesa, të cilat ishin të pabanuara, si dhe sipërfaqe toke me pisha dhe ullishte.


Raportohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë.

Për situatën, kryetari i Bashkisë së Mallakastrë, Qerim Ismalilaj, tregon se zjarrfikësit po luftojnë me flakët por këto të fundit po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.

Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo bagëti.

Sakaq, edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht dhe ish-ministri i Brendshëm, ka reaguar për këtë zonë, të cilën e cilësoi situatë kritike, e se po pritet helikopteri i Forcave të Armatosura për shuarjen e flakëve nga ajri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme