Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje

Rëndohet edhe më shumë situata nga flakët në zonën e Matit. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat.

Disa banesa janë rrezikuar, ndërsa dy familje janë evakuuar nga policia dhe Bashkia Mat.

Nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane bagëtish.

Një blegtor me afro 100 gjedhë nuk ka pranuar ta transferojë tufën nga zona e rrezikut.

The post Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme