Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodrës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali vijon dhënien e shërbimit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e sotme (13 janar) pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.


Sipas MSH, hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit po vijojnë ende, ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar.

Ndër të tjera, MSH raporton se spitali i Shkodrës ndërkohë vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme