Vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në ish objektin e “Makedonija Tabak”, gjegjësisht në fabrikën dhe depon për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe vetura të ndihmës së shpejtë. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar ose viktima. Objekti në fjalë është përdorur për prodhimin e materialeve izoluese të ndërtimit, gjegjësisht produkteve të styroporit. Në vendin e ngjarjes është edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.