Zjarri në Urgjencën e QSUT, flet drejtoresha Albana Fico: Defekti ishte në një dhomë teknike

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ra në Urgjencën e QSUT-së.

“Kjo ndërtesë ka elementë të lartë të sigurisë kjo bën që pacientët të jenë të sigurt

Ka qenë një defekt në një dhomë teknike e cila po vlerësohet dhe po monitorohet ndërkohë gjithë grupi teknik kanë nën kontroll cdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm, në një dhomë teknike dhe nuk ka prekur asgjë tjetër

Shërbimet kanë marrë masat e tyre, ne kemi paciente që për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT. Nuk ka ndryshim të parametrave të tyre. Janë në vijim të trajtimit të tyre. QSUT ka planin e vet të emergjencës, mbase nuk donim ta testonim sot, por ja qe u desh ta testonim”, tha Fico.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme