Zjarri nga magazina e braktisur në Mallakastër/ Situata e përkeqësuar, evakuohen banorët pranë zonës

Janë evakuuar banorët e tre banesave që ndodhen pranë magazinës së braktisur në fshatin Lavdan të Mallakastrës, e cila përmbante kartosera, fuçi vaji dhe solari, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së zjarrit.


Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se brenda magazinës mund të ketë pasur edhe një depozitë solari, e cila ka shërbyer për procese teknologjike gjatë përdorimit të saj nga pronarët e mëparshëm.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë evakuuar banorët e tre banesave afër me magazinën. Aktualisht, forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të ndihmuara edhe nga një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol, po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit, që mbetet ende aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar.

Zjarrfikësit janë detyruar të përdorin lëndë të posaçme zjarrfikëse për të neutralizuar flakët, për shkak të vështirësive në përdorimin e ujit dhe pranisë së materialeve të rrezikshme brenda magazinës.

Zona përreth, që përfshin një fabrikë vaji ulliri dhe një banesë, mbetet nën mbikëqyrje të plotë nga autoritetet, të cilët po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

LEXO EDHE:

Përfshihet nga flakët magazina e vjetër në Mallakastër! Pranë saj ndodhet një banesë dhe fabrikë vaji, për të cilat po bëhen përpjekje që të mos digjen

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme