Analisti politik, Petrit Zogaj duke komentuar lirimin e mundshëm me kush të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse kjo është kërkesë e Haradinaj është e gabuar.
“Mund të jetë procedurë e Interpolit por besoj se ekipi i avokatëve është dashur të ketë vullnetin e Haradinaj në letër. Nëse kjo ka qenë kërkesa e Haradinaj, është gabim sepse po u jep mundësië autoriteteve franceze për hetime”.
Zogaj që ishte i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se “Serbia në aspektin juridik mund të ketë më shumë të drejta se sa ne mendojmë, edhe në raport me Kosovën”.
“Mund ta kuptoj show-un politik në Kosovë por nuk besoj se është njejtë edhe në Serbi”.
“Unë nuk besoj se ata e kanë vetëm për show politik, nëse do të kishte mundësi që Haradinaj të dërgohet në Beograd ata do ta arrestonin dhe do të nisnin proces gjyqësor”.
“Vuçiqi nuk e thotë me hipokrizi se Haradinaj duhet të arresohet nëse shkon në Serbi. Më seriozisht e ka Vuçiqi se sa Mustafa”.
Zogaj poashtu ka komentuar edhe një deklaratë të njërit nga avokatët e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se nuk ishte profesionale.
“Një avokat në ekipin e avokatëve të Haradinaj tha se Haradinaj është hero i gjallë, por me këtë logjikë nuk shkohet në Gjykatë”.