Zona pranë paraburgimit në Vlorë është përfshirë nga flakë masive ditën e sotme, më 25 gusht.
Raportohet se banesat pranë kësaj zone ndodhen nën kërcënimin e zjarrit.
Shërbimi i zjarrfikëses ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është raportuar rasti.
Sipas dyshimeve, zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por po punohet për provimin e këtij dyshimi.