Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiq.
Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupi gjykues, gjykatësi Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktakuzës së ndryshuar, në pikën e parë të saj, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill , të vitit 1999 gjegjësisht me dt. 29.03. 1999, në lagjen “Kristal ‘në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt.
Gjithnjë sipas aktit akuzues, i akuzuari Zoran Gjokiq, duke bashkëvepruar me personat siç është cekur më lartë, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, ka marrë pjesë në aksionin që kishte filluar për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, ashtu që deri sa familja e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, gjegjësisht vëllai i tij Bedriu dhe fëmijët e tyre, kane qenë duke u larguar dhunshëm nga shtëpia e tyre, gjatë kohës sa kanë qenë duke u futur në veturën ‘Yugo’ 45A, kanë tentuar që ta ndalin duke iu drejtuar me fjalët “ndalu, ndalu (stani, stani)” dhe meqenëse të njëjtit nuk janë ndalur, me qellim që t’i privojnë nga jeta kanë shtënë me amë në drejtim të tyre, me ç’rast me katër plumba është goditur vetura ku ishin edhe dy fëmijët e mitur të të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, te cilët në ato momente ishin duke u larguar me axhën e tyre Bedriun prej të cilave të shtëna janë plagosur të dy djemtë e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, dhe atë djali i madh i Lutfiut i moshës 9 vjeçare duke ia mbajtur dorën vëllait të vet të vogël tre vjeçar, me qëllim që ta mbroj, ku me këtë rast goditet në dorën e djathtë ndërsa djali i vogël i cili ishte mbrapa shpinës së tij është goditur me plumb me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore.
Sipas pikës së dytë të dispozitivit të parë, i akuzuari Zoran akuzohet se së bashku me persona tjerë të paidentifikuar ka shtënë fillimisht në drejtim të të dëmtuarit Lutfi, pastaj kanë hyrë në shtëpinë e tij ku e kanë plaçkitur dhe ia kanë marrë të gjitha të holla që i kishte si dhe e kanë detyruar që bashkë me bashkëshorten dhe kunatën e tij të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkaq pas kësaj i pandehuri së bashku me persona tjerë kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Fuad Hoxhaj dhe pasi që e kishte kuptuar se ishin brenda e tërë familja, me qëllim që t’i privoj nga jeta, me një shkrepës kishin ndezur një lloj bombe dhe kishin shkaktuar zjarre në drunjtë që ishin në oborrin e shtëpisë nga ku kishte filluar të digjet edhe shtëpia e të dëmtuarit Fuad Hoxhaj ku i akuzuari me bashkëkryerësit ishte larguar ashtu që i dëmtuari Fuad bashkë me familjarë kishin arritur që ta ndalin zjarrin nga shtëpia.
Sipas pikës së tretë, i akuzuari Zoran akuzohet se po ashtu kishte hyrë edhe te shtëpia e Hilmi Zeqiraj (tani më i ndjerë), ashtu që i pandehuri Zoran duke qenë së bashku me persona të paidentifikuar deri më tani, kishin hyrë dhunshëm në shtëpinë e tani të ndjerit Hilmi dhe derisa i njëjti kishte qenë në shtëpinë e tij së bashku me familjen e tij dhe familjen e vëllait të tij Skënderit (tani i ndjerë) dhe me familjen e të dëmtuarit Shaban Kaliqani, kanë detyruar familjarët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fillimisht e rrahin tani të dëmtuarin Shaban, pastaj i kanë maltretuar edhe të ndjerët Hilmi dhe Skënder Zeqiraj, i kanë plaçkitur, i kanë detyruar t` ua dorëzojnë të gjitha të hollat që i kishin ata dhe familjet e tyre, duke ia marrë edhe arin e familjes, pastaj në oborrin e kësaj shtëpie fillimisht e rrahin përsëri të dëmtuarin Shaban në atë mënyre që e godasin në fytyrë edhe ia thyejnë dhëmbët, ndërsa Skënderin e detyrojnë që të shkoj për të siguruar të holla tjera, ndërkohë e vrasin Hilmiun.
Sipas pikës së katërt të këtij dispozitivi, theksohet se pastaj me të arritur Skënderi, që kishte shkuar për të sigluara të holla, pasi e sheh vëllain e vrarë të ndjerin Hilmi, në gjendje të keqe i njëjti fillon të bërtas dhe detyrohet t` ua dorëzoj 1000 marka dhe më pas i detyrojnë të largohen nga shtëpia ku ishin e pasi dalin jashtë shtëpisë Skënderi dhe Shabani takojnë Bashkim Berishën (tani i ndjerë) të cilin paramilitaret serb e kishin detyruar të largohet nga shtëpia, me të arritur te dera e Asllan Mulës, përafërsisht 70 metra nga ku u vra Hilmiu, i kanë ndarë nga kolona e qytetarëve shqiptarë të cilët i kishin larguar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, përsëri i pandehuri Zoran i ndaloi që të tre Skënderin Bashkimin dhe Shabanin, duke i detyruar të kthehen me fytyrë kah ai, me tu afruar që të tre një metër përpara tij, iu kishte drejtuar Skënderit dhe Bashkimit “ju dy hyni brenda”, në oborrin e Asllan Mulës, pra Skënderin dhe Bashkimin i futi brenda në oborr rreth 4-5 metra , pastaj i pandehuri Zoran me kallashnikovë, ka gjuajtur në fryrë të Skënderit me rafal, pastaj me rafal e ka gjuajtur edhe Bashkimin në gjoks, duke i lënë të dytë të vdekur, kthehet nga Shabani dhe i është drejtuar” ngajë çka po pret?”, atëherë i dëmtuari Shaban duke vepruar sipas urdhrit të të pandehurit Zoran arrin të largohet.
Gjithnjë sipas aktakuzës, rrugës në afërsi i akuzuari Zoran takon Riza Mamaj (tani më të ndjerin), i cili ishte me një karrocë në dorë, të cilin paramilitaret e pyesin se ku je nisur, derisa i njëjti iu tregon se për ku ishte nisur vazhdon rrugën me karrocë për në shtëpinë e kushëririt, të njëjtin e gjuajnë me armë në gjoks dhe i ndjeri rrëzohet mbi karrocë dhe vdes, pastaj Shabani vazhdon rrugën dhe vendoset fillimisht në shtëpinë e babait të tij për tu larguar të nesërmen për në Mal të Zi.Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Zoran Gjokiq se ka kryer veprat penale Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 par. 1 te Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar që ndiqen sipas nenit l53 par. I nën par. 2. 1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15 , dhe nenit 3 të KPK-së, në bashkim bashkimi fiktiv real.
Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill të vitit 1999, gjegjësisht me datën 28 mars të vitit 1999, në lagjen “Te Soliterat”, që tani quhet “Rrokaqielli” në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serb të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake në mesin e të cilëve ishe edhe një person i quajtur Sinisha dhe NN, persona tjerë, me qëllim të shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit dhe aplikim të masave të frikësimit, ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt, i pandehuri së bashku me personat e tjerë hyjnë dhunshëm në shtëpitë e qytetarëve shqiptar duke kërkuar personin e quajtur Luan i cili atë ditë nuk kishte qenë në shtëpinë e tij, pastaj hyjnë në shtëpinë e të dëmtuarit Agim Nikçi duke shtënë me armë – kallash në ajër dhe duke i urdhëruar që dhunshëm të dalin nga shtëpia e tij në afat kohor prej 5 minutave duke iu drejtuar me “shqiptar krejtve duhet me ju vra, shkoni për Shqipëri”, në atë mënyrë që e kanë detyruar të fjalët dëmtuarin Agim dhe qytetarët tjerë shqiptarë të largohen nga shtëpitë e tyre duke i ndarë në drejtime të kundërta, disa anëtarë të familjes në drejtim të Shqipërisë ndërsa pjesën tjetër në drejtim të Malit të Zi.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Zoran Gjokiq se ka kryer veprat penale Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 par. l te Kodit Penal te Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar që ndiqen sipas nenit 153 par. 1 nën par. 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së, në bashkim bashkimi fiktiv real.
© SYRI.net