Zot, më mbrojë nga mynafikët se nga armiqtë di të ruhem vetë!

Xhevdet Pozhari

Para se të filloni leximin e këtij shkrimit, ju lutem parasysh që nëse nuk i parapëlqeni tekstet më të gjata, keni zgjedhur të lëshoheni në shpejtësinë e zhvillimeve të cilat i sjell avancimi i hovshem i teknologjisë, atëherë më mire ta ndërprisni! Ngaqë autori i këtij teksti ka zgjedhur që kalimthi, me aq sa i ndihmon kujtesa, të bëjë një shëtitje të shpejtë me ju në kalendarin jetësor, kalendar ku më bindshëm janë skalitur ditët e dhembjes, mallit e shumë pak ato të çasteve të lumtura të cilat mbesin si kurorë e stolisur me margaritare.

Linda në vitin 81. Më vonë do të kuptoja se kishte qenë pikërisht viti i demostratave, i shpërthimit të pakënaqësisë. Asokohe, dikush do të na quante të lindurit e atij viti si “bijtë e shekullit 21”, gjeneratën që do të rrumbullakësonte 18 vjetorin e lindjes pikërisht në prag të ndërrimit të shekujve, në vitin 2000. Për të arritur shekullin e ri, ne të rinjtë e asaj kohe duheshim ta mbijetonim dekadën e errët të viteve 90’ta, e cila kulmoi me vitin vitin 99. Pa merak! Nuk do të ndalem në detaje e as të rrëfej tmerrin e atyre ditëve kur kishim ngelur vetëm në mëshirën e Zotit. Lutja e vetme ndaj tij asokohe teksa dëgjoja ulërimat e zërave që digjeshin të gjallë pak shtëpi më tutje, ishte që mos të pësonin vëllezërit e mi më të vegjël, e mos e bëj Zot un të shpëtoja!

Këtu e ndërpresë këtë pjesë të rrëfimit sepse nuk dua që një ditë kur fëmijët e mi të rriten, e të hasin eventualisht në këtë shkrim, të mbushen me urrejtje ndaj një populli tjetër veçse babai i tyre ishte e shkruar të lindte në një kohë kur duhej domosdoshmërish të ndodhnin disa kthesa. Më me dëshirë fëmijëve të mi do tua rrëfeja dekadën e parë të jetës sime. Vitet e fëmijërisë kur gjithçka që ngjizet është e pastër si loti. Ditët kur kishim plot ëndrra, shumë larg dinamikës me të cilën jetojmë sot, por jeta kishte një bukuri të veçantë në atë ritmin e ngathët. Kjo ngaqë me saktësi mendja regjistronte çdo përjetim, e më të këndshmet përpos lojës ishin edhe ditët kur fëmijët e tërë lagjes shkonim në xhami pa na detyruar askush, të nxitur nga kureshtja për të kuptuar diçka më shumë nga ajo që rrëfehej. Dhe për ata që nuk kanë jetuar në atë kohë duhet ta dinë se xhamitë jo vetëm që ishin shndërruar në klasa ku zhvillohej mësimi, por edhe në pikëtakim për njerëzit që ndanin hallet dhe peshperisnin me shqetësim ditë që pritej të vinin! Ndonëse ishim fëmijë, kishim aq djallëzi sa të absorbonim deri në detaje bisedat që bënin pleqtë e lagjes, brezi që kishte përjetuar edhe luftën e dytë botërore. Paralelisht, dëgjonim edhe historinë e shpërndarjes së fesë Islame, peripecitë dhe sfidat e pejgambereve, e në veçanti të dërguarit të fundit, profetit Muhamed. Këtu mbase ishte edhe ngjizja e besimit ndaj Zotit, ishin momentet kur vetëtimthi imagjinata fëmijërore bredhte nga kohërat e lashta, përthyhej në luftën e dytë botërore për tu ndalur në realitetin në të cilin jetonim. Dhe emërtimi i kësaj trinie ngjarjesh, kishte veç një emër: lufta e pareshtur që zhvillon njeriu fillimisht me veten, e më pas me të tjerët kur harron se Zoti krijoi vend për secilën krijesë në këtë botë si dhe e la të lirë të vendos për rrugën që do të ndjekë. Do të ishin këto vite ato që do ta lehtësonin mbijetesën në kohën kur arriti lufta e vërtetë dhe ne nuk kishim asgjë më shumë sesa mëshirën e Zotit, apo siç parapëlqejnë disa të tjerë ta quajnë, ishim në duar të fatit.

Kishim mësuar përmendesh jo vetëm historinë e popullit nga gojëdhënat e pleqve, por edhe historinë e vërtetë të përhapjes së Islamit. Shkronjat në gjuhën arabe na kishin mundësuar jo vetëm leximin e Kuranit, por edhe kuptimin e sureve dhe rrëfimin e zbritjes së secilit ajet Kuranor. Vitet e fëmijërisë ikën shpejtë dhe me rritjen tonë, filloi edhe largimi nga xhamia. Një numër i vogël i fëmijëve të dikurshëm tani kur i takoj janë ndër imamët më të vyeshëm dhe të përgatitur në qytet. Janë prej të atillëve që nuk hapin faqe në rrjetet sociale e as shpërndajnë ligjëratat ku shartet e Islamit ngatërrohen me “bukurinë e dashurinë”, por thellë në vete e kanë të skalitur dashurinë për atdhe dhe për Zot.

Pra, janë të tillë që me qeshje i tejkalojnë sulmet e ulta që iu bëhen nga lloji i “Xharrave” dhe “Buzhalave”, por të rëndësishme e kanë drejtpeshimin kombëtar dhe virtytet e mira të kombit. Dhe pikerisht njërin prej tyre takova rastësisht në rrugë, i cili kishte mbajtur mend edhe “dersin e fundit” që e kisha ndjekur në xhami si fëmijë. Pasi shkëmbyem pershendetje e zakonshme dhe folëm për “tokë e për qiell”, më shikoi në sy e më tha: Të kujtohet dita kur më nuk erdhe në xhami?
Po – , ia ktheva me shaka! Ngaqë nuk doja të të bëjë konkurrencë ty për hoxhë.
Të kujtohet pse edhe në xhami kur flitej për tema të ndjeshme politke, flitej me zë të ulët?
Jo, iu përgjigja!
Kujtoju pak për mësimin e fundit që dëgjove, e mbase do të shërbej sepse nuk ishte bash ditë e zakonshme, më tha dhe u largua me buzëqeshjen e përhershme!

Mu desh ta lodh mjaft trurin që të kthehem në atë ditë të largët kur hoxhën pas kryerjes së ritualeve e priste policia serbe. Atë ditë na kishte ligjëruar për “Mynafikët”! Dhe do të kalonin vite që ta kuptoja se në xhami patriotët e asaj kohe flisnin me zë të ultë pikërisht shkaku i tyre dhe se kundërshtarët më të rrezikshëm të çdo përpjekje të mirë dhe të sinqertë, janë pikërisht kjo kategori njerëzisht.

E, i dërguari i Zotit do të thoshte se shenja njohëse e tyre është hipokrizia në besim, hipokrizia me të tjerët dhe aftësia për të arsyetuar çfarëdolloj lloj mëkati.

“Sa herë që flet, ai tregon një gënjeshtër. Kurdo që ai premton, e thyen premtimin gjithmonë. Nëse zgjidhni t’i besoni, dëshminë e vetme të tij ndaj jush do ta keni pa ndershmërinë. Fjalët e tij janë të bukura, por ndërgjegjja e tij është e sëmurë. Sa herë që i besohet, ai tradhton! “, kjo ishte një pjesë e rrëfimit të largët për të gjithë ata që nisen në një rrugëtim me qëllim të mirë, por në afërsi mund t’i kenë, mynafikët!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme