“Zot shpëto Mbretëreshën… nga Brexit?” Rizgjohet plani sekret për Elizabeth

Një plan i fshehtë i epokës së Luftës së Ftohtë për të evakuuar familjen mbretërore britanike thuhet se është rizgjuar, duke hequr pluhurin e një shekulli. Gjithçka ka ndodhur pas frikës së shtuar në Britani, me qytetarët që po përgatiten për kaosin e Brexit, i cili mund të shkaktojë trazira që mund të rrezikojnë jetën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas Sunday Times dhe Mail, plani parashikon lëvizje për të evakuuar Mbretëreshën dhe familjen e saj nga turmat e britanikëve të zemëruar, nëse Brexit do të godas me të vërtetë aq rëndë sa është parashikuar.

“Plani i Luftës së Ftohtë do të riaktivizohet në rast çrregullimi civil pas një Brexit pa marrëveshje”, tha një burim i paidentifikuar nga Zyra e Kabinetit për Sunday Times.

Plani do të bënte që Elizbaeth II dhe Duka i Edinburgut të dilnin nga Londra në një vend të fshehtë kudo tjetër në Britani. Sipas planit të epokës së Luftës së Ftohtë, të koduar operacioni “Candid”, rojet e pallatit do të shpërndaheshin rreth Mbretërisë së Bashkuar në një emergjencë ekstreme kombëtare.

Planet e evakuimit thuhet se janë duke u përditësuar për të qenë gati për Brexit, që mund të gjenerojë dhunë.

“Nëse do të kishte probleme në Londër, në mënyrë të qartë do ta largonim familjen mbretërore nga këto vende kyçe”, tha Dai Davies, një ish oficer policie që dikur ishte përgjegjës për mbrojtjen mbretërore. Davies shtoi se, ndonëse kjo nuk ka gjasa, “një fuqi si Anglia duhet të ketë plane të paparashikuara për çdo eventualitet”.

Burimet e Ëhitehall-it thuhet se shqetësohen se Mbretëresha po bëhet “e politizuar në mënyrë të rrezikshme” si një figurë dhe mund të bëhet një objektiv për një publik të zemëruar, megjithëse mbështetësi konservator i Brexit, Jacob Rees-Mogg e hodhi poshtë planin e shpëtimit mbretëror si një “fantazi lufte”.

“Vendi i Monarkut është gjithmonë në kryeqytet”, tha ai.

Britania e Madhe ende po përpiqet të arrijë një marrëveshje tranzicioni për Brexit me BE përpara datës së largimit që është 29 marsi. Një Brexit pa marrëveshje mund të shkaktojë kaos me importet dhe kontrollet doganore dhe në një skenar më të keq mund të çojë në mungesa ushqimesh dhe trazira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme