Zotimet e Prokurorëve për Rastet Pista, Zemaj, Kelmendi, Elshani…

Emisioni i sontëm  “Drejtësia në Kosovë”, në orën 22:20 në RTK, sjell intervistat me kryetarët e rinj të gjykatave dhe kryeprokurorët nga Prizreni, Gjakova dhe Peja.

Kësaj radhe emisioni sjell detaje se cilat janë sfidat me të cilat përballen institucionet e gjyqësisë dhe prokurorisë në regjionet e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.

Çfarë thotë Ymer Hoxha i cili do dalë në pension si kryetar i Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe pse ai shpreson ta kryejë këtë mandat “pa u koritur”?

Emisioni sjell edhe intervistën me kryeprokurorin e ri të Prizrenit Admir Shala, i cili ka treguar se si e ka ndaluar përdorimin e alkoolit për prokurorët dhe stafin e prokurorisë gjatë orarit zyrtar.

Gjithashtu do ndiqni detaje nga intervista me kryetarin e rizgjedhur të Gjykatës së Gjakovës Vaton Durguti dhe premtimet e tij që qytetarët e këtij regjioni nuk do të presin me vite që t`u zgjidhen lëndët.

Në emisionin e sontëm flet edhe kryeprokurori i ri i Gjakovës Ali Selimaj dhe veprimet që ai dhe prokuroria  e tij do i ndërmarrin për të zbardhur vrasjen e  Elvis Pistës.

“Drejtësia në Kosovë” sjell edhe deklaratat e Agim Kuremhaj, kryeprokurori i zgjedhur në Pejës dhe sfidat me të cilat ai do të përballet për t`i zbardhur vrasjet e pasluftës në rajonin e Dukagjinit, përfshirë vrasjen e Tahir Zemajt, dhe rastin e dy familjeve Kelmendi dhe Elshani.

Poashtu emisioni i sontëm sjell detaje edhe për vendimin e parë që e ka marrë kryetari i ri i gjykatës së Pejës Kreshnik Radoniqi për ta ndaluar duhanin në këtë institucion.

Në fund të emisionit transmetohet rubrika e rregullt “Policia” me aksionet ekskluzive në luftën kundër krimit.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte ne RTK në orën 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme