Zuckerberg: Facebook në vitin 2018 do të ndryshojë për mirë

Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook Mark Zuckerberg, është zotuar se do ta “rregullojë” rrjetin e mediave sociale. Në atë që ai e ka përshkruar si objektivin e tij personal për vitin 2018, një nga themeluesit dhe shefi ekzekutiv i Facebook ka pranuar se po bën shumë gabime – disa prej të cilave tashmë kanë tërhequr kritika të përhapura nga shumë qeveri evropiane.

Premtimi i tij vjen kur firmat e mediave sociale po përhapin edhe më shumë të ashtuquajturat ‘lajme të rreme’ gjatë zgjedhjeve të fundit politike në një numër vendesh përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Britaninë.

Në një publikim në faqen e tij në Facebook, Zuckerberg pranoi se tani kishte për qëllim të zbatonte politikat dhe të parandalonte keqpërdorimin e qëllimit me të cilën e kishte nisur rrjetin social.

Ai premtoi të përqëndrohet në “çështje të rëndësishme” duke përfshirë “mbrojtjen e komunitetit tonë nga abuzimi dhe urrejtja, mbrojtja kundër ndërhyrjes nga aksionet e kombit, ose duke u siguruar që koha e kaluar në Facebook është kohë e shpenzuar mirë”.

Miliarderi këmbënguli se nuk do të ishte një detyrë e lehtë. “Nëse ne jemi të suksesshëm këtë vit, atëherë ne do t’i japim fund vitit 2018 në një trajektore shumë më të mire,” tha ai, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi. Një nga çështjet kryesore që ai synonte të trajtonte ishte debati rreth centralizimit dhe decentralizimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme