Zv.Kancelari austriak i cili është kundër Kosovës, i fejuar me një serbe

Heinz Christian Strache zv/kancelarit austriak, që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, i cili bëri bujë në mediat serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, sipas mediave serbe në vitin 2015 ishte fejuar me këngëtaren serbe Teodora Kuniq, vajzën e Suzana Mançiqit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

Me sa duket, shkruan portali austriak “Kosmo” në artikullin e publikuar më 14 tetor 2015, kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtetë, këmbanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura. Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës.

Ndërsa, portali “Populismobserver” në një artikull me 15 dhetor 2015 të titulluar “The freedom party of Austria and their serbian migrant supporters( Partia e lirisë e Austrisë dhe mbështetësit e tyre, emigrantët serbë” ndër të tjera shkruan se: Ajo që është specifike për FPÖ, megjithatë, është se ata filluan të kërkonin vota nga emigrantët. Nga emigrantët serbë, më saktësisht. Duke parë Heinz Christian Strache – Kryetarin e FPÖ – me një litar lutjeje ortodokse serbe nuk është më një lajm i paparë në Vjenë.

Politikanët e FPÖ-së, përfshirë vetë Strache-n, shfaqen shpesh në restorantet dhe klubet e natës serbe, ku ata bëjnë foto para “qebapëve” dhe vallojnë “Turbo-Folkun” serb. Në një emision të njohur satirik në vitin 2010, “Wir Sind Kaiser”, Strache tha: “Nuk e kuptoj se nga vjen kjo urrejtje (…). Unë jam një person i ngrohtë dhe nuk urrej. Kur dikush më madhëron në gjuhën serbe, Pomozi Bog, i përgjigjem me tri gishta. Unë jam multikulturor”. Referimi i Strache për shumëkulturalizmin e tij vazhdon, ndërsa dialogu vijon:

Moderatori: Ne flasim pak serbisht, apo jo? A flisni edhe serbisht?

Strache: Po disa fjali, mund të them … ‘Kosova është zemra e Serbisë’, për shembull.

Moderatori: Por ka shumë njerëz me një mendim krejtësisht të ndryshëm.

Strache: Po, ju keni të drejtë.

Moderatori: Çfarë do të thotë juaji?

Strache: Ku ka padrejtësi, unë jam atje për këdo që është kundër saj … dhe ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Dashuria e Strache dhe FPÖ për Serbinë shtrihet tek emigrantët serbë në Vjenë dhe Austri, dhe kjo ka qenë e vazhdueshme nga 2010 e tutje. Kërkimi i FPÖ për emigrantët serbë është bërë një temë e përgjithshme e fushatës së tyre. Në një video të botuar në internet para zgjedhjeve të 2015, Strache deklaroi: “Serbët janë grupi më i madh i emigrantëve në Austri. Ata janë të integruar shkëlqyeshëm. Ata janë njerëz punëtor. Ata e vlerësojnë shtëpinë e tyre të re dhe ata qëndrojnë në shtëpinë e tyre të re, Austri. /Zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme