Zymberi mbron partitë e reja që sulmoi para zgjedhjeve!

Ish deputeti i kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Abedin Zymberi, në një emision ne gjuhën shqipe në TV Nova, ka pohuar se partitë opozitare janë dëmtuar nga BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila sipas tij për 15 vite nuk ka arritur t’i artikulon kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe i ka detyruar që ato të shpërndahen në disa blloqe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zymberi gjithashtu një pjesë të fajit i’a hudh edhe PDSH-së, pasi ata e kanë pasur për obligim t’i ftojnë në një bllok të përbashkët, që së bashku t’a luftojnë të keqen. Sipas Zymberit PDSH-ja me arrogancën e saj dhe me sharjet e saj ka arritur vetëm që më shumë t’i përçajnë partitë e vogla opozitare dhe votën shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme