ZYRTARE/ Skuadra e Shpëtim Duros nuk ndalet në merkato, prezanton edhe futbollistin e Hajdukut të Splitit

Suhareka e Shpëtim Duros, vijon të surprizojë me afrimet në merkato, teksa ditën e sotme ka prezantuar talentin Alpi Shahini, i cili vjen nga radhët e kroatëve të Hajdukut të Splitit.


Shahini ishte pjesë e 2 Korrikut nga Prishtina, ku gjatë sezonit të kaluar u transferua në Hajduk Split U19 dhe bëri bujë të madhe lëvizja e tij.

Edhe pse për shqiptarin e Kosovës, pati oferta nga liga e dytë e futbollit kroat, ai zgjodhi të transferohej në formë huazimi te Suhareka, me të dy klubet që gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin e talentit 19-vjeçar, i cili është pjesë edhe e Kosovës U-19.

PANORAMASPORT.AL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme