Zyrtari i LDK’së që e quajti monstrum Adem Demaçin thotë se është penduar

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, në ditën e vdekjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, kishte bërë një postim në profilin e tij në Facebook, duke e quajtur atë monstrum dhe përçarës të shqiptarëve. Ndërsa sot, Hoti ka thënë se nuk e ka pasur për të keq dhe se i është keqpërdorur shkrimi. E me fjalën Shpendkeq, Hoti thotë se i ishte drejtuar Rexhep Qosjes.

Vdekja e Adem Demaçit, në mesin e shumë ngushëllimeve, kishte ngjallur edhe debat mes personave që dilnin publikisht kundër tij.

I tillë ishte edhe një postim i nënkryetarit të komunës së Klinës, Besim Hoti, i cili e kishte quajtur Adem Demaçin monstrum dhe përçarës të popullit shqiptar.

“Përçarësi numër dy i shqiptarëve ka ikur nga kjo botë! Pritet të ikë edhe Shpend-keqja që është përçarësi numër një. Këta dy monstruma i bënë pikë e pesë shqiptarët” ishte postimi i Hotit në Facebook.

Mirëpo, i pyetur sot nga Frontal se a është penduar për atë postim, Hoti tha se mendimi i tij nuk ishte ai që e kishte shkruar, por e tërë ngjarja ishte keqkuptuar dhe keqpërdorur nga persona përfitues, sipas tij.

E megjithëse postimi i tij kishte qenë i qartë, ai thotë se ka dashur të thotë se Adem Demaçi ka qenë figurë e shquar dhe se këtë nuk mund të ja mohojë askush, por ka nënkuptuar se Demaçi si figurë e shquar, nuk e ka përdorur madhështinë e tij për të unifikuar popullin shqiptar.

“Unë nuk kam dashur ta fyej askënd, jam nisur me mendimin se pesha që e ka pasur Demaçi, prej pasluftës e këndej nuk është angazhuar që ta unifikojë popullin, sepse ka pasur peshë të madhe. Me këtë mendim e kam bërë postimin, por më është keqpërdorur dhe e kam tërhequr brenda një ore postimin”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka thënë se mendimi i tij për Demaçin nuk ndryshon, duke e krahasuar me Ibrahim Rugovën, Nënë Terezën, Adem Jasharin e Skënderbeun.

Ndërsa në postimin e tij, Hoti e kishte përdorur edhe fjalën “Shpend-keqja”, por pa treguar për kë e ka fjalën, ndërsa sot, ai ka thënë se me atë epitet i është drejtuar Rexhep Qosjes, sepse sipas tij, as Qosja nuk e ka shfrytëzuar sa duhet potencialin e tij si akademik, për ta unifikuar popullin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme