Zyrtari i MCC-së sot në Kosovë, lanson programin prej 49 milionë dollarëve

Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të vizitojë sot vendin tonë, përkrah kongresmenit të SHBA-ve, Eliot Engel për të lansuar Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.

Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin, njofton Klan Kosova.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, derisa zyrtari i MCC-së dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas Pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqëndrim në reformat institucionale dhe të politikave.

Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurtë me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit.

Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqëndrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë.

Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngriten mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme