Ish-anëtari i Kuvendit Komunal të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Aliu i ka reaguar zëvendësministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, i cili në një shkrim të tij ka përkrahur kandidatin e LDK’së, Arban Abrashin për Prishtinën – transmeton Periskopi.
Aliu i thotë Cakollit, i cili është edhe sekretar i degës së PDK’së në Prishtinë – se Abrashi nuk mund të jetë më i mirë se kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
Madje sipas tij, është absurde me mendu se Abrashi është më i mirë se Ahmeti.
Aliu tutje shkruan se partia e Abrashit e ka shkatërruar Prishtinën, andaj thotë se me zgjedhjen e tij kryetar, do të ishte veç më keq.
“Në vend të reagimit ndaj shkrimit të Bujar Cakollit. Është absurde me mendu se Abrashi është ma i mirë se Shpendi. Nëse mund të thuhet se partia e Shpendit s’ka punu sa dhe si duhet atëherë për atë të Abrashit mund veç të konkludohet se e ka shkatërruar Prishtinën. Bujar, Prishtina s’mund të jetë ndryshe me Abrashin. Mund te bëhet veç ma keq”, shkruan tutje Aliu.
Ndryshe, Bujar Cakolli kishte qenë edhe kandidat për asamblist në zgjedhjet e 22 tetorit, por nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme./Periskopi