Zyrtarizohet bashkëpunimi AA-ASH: Nesër nënshkruhet koalicioni mes Ziadin Selës dhe Afrim Gashit

Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak.

Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.
Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit.

Dita: e premte (21.02.2020)
Ora: 14.00 h.
Vendi: Hotel “Holiday Inn” – Shkup

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme