Zyrtarizohet emri i ri i partisë së Fatmir Limajt

Nisma për Kosovën tashmë ka një emër të ri. Nisma Social-Demokrate, do të jetë emri i partisë që udhëheq Fatmir Limaj.

Ndryshimet u bënë në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të partisë.

Propozimi për ndryshim emri u bë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi derisa u votua me shumicë votash.

Me këtë rast, Krasniqi tha se kjo parti ka marrë vendimet e duhura për vendin.

“Si opozitë jemi rreshtuar kundër demarkacionit dhe marrëveshjeve tjera të dëmshme për vendin, si opozitë e bashkuar kemi qenë kundër, dhe tani si pozitë duhet të punojmë për këto çështje dhe jemi të bindur se ky koalicion qeverisës duhet të gjejë zgjidhje rreth këtyre çështjeve” ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, sipas Limajt i cili është zëvendëskryeministër po punohet shumë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në të gjitha sektorët në vend.

“Si zyrtar qeveritar në nivelin qendror dhe lokal kemi përgjegjësi të gjithë që të jemi zëri i qytetarëve dhe programit të Nismës në interes të zhvillimit të vendit. Duhet të jemi shembull i një përfaqësimi dinjitoz. Ne kemi nxjerrë para vetës një alternativë që ofron dhe bashkon njerëz, një alternativë nuk humb kohë për gjera dhe fjalë të kota, por me vepra të mëdha që ndikojnë në zhvillimin e vendit.”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

NISMA për Kosovën është themeluar në vitin 2014 nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi të cilët u larguan nga Partia Demokratike e Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme