Këshilli Komunal i Lëvizjes BESA për Komunën e Tearcës mbajti mbledhje dhe vendosi unanimisht që në Zgjedhjet Lokale 2017 në Komunën e Tearcës do të garoj me kandidatin dr. Amir Elezin.
Amir Elezi është një ndër figurat e reja politike i cili u bë i njohur për opinionin si zëdhënës i Besës dhe Kryetar i Këshillit Komunal të Lëvizjes BESA për Komunën e Tearcës ku u dëshmua si një menaxhues i sukseshëm.
Elezi njihet edhe për përplasjet e tij të ashpra politike kundrejt oponentëve maqedonas në debatet politike ku me këmbëngulje mbronte interesat e shqiptarëve. Ai është mjek i ri dhe i suksesshëm, ndërsa gëzon simpati në mesin e strukturave dhe popullatës. Këshilli Komunal gjithashtu vendosi që për bartës Liste të jetë Amet Imeri nga Sllatina.
Për shkak të kandidaturës për Kryetar Komune të Amir Elezit dhe angazhimeve të kampanjës strukturat e degës vendosën që me Këshillin Komunal të Lëvizjes BESA të udhëheq Daut Memishi nga Sllatina, për kryetar i shtabit Komunal u zgjodh Metin Limani nga Tearca.