​Samsung Z4 arrin me sistemin Tizen 3.0

Kanë kaluar shumë kohë për të pasur informacione të reja për sistemin operativ të telefonit Samsung, Tizen.

Samsung është duke punuar për të përmirësuar Tizen 3.0, ndërsa telefoni i parë me këtë sistem operativ është afër publikimit zyrtar, me arsyetimin se ai për këtë ka fituar certifikatën FCC, transmeton KosovaPress.

Telefoni me numër të modelit SM-Z400F, i cili duhet të ketë emrin komercial Samsung Z4, do të ketë platformën Tizen 3.0.

Megjithatë, përveç kësaj, listimi FCC nuk zbulon tepër informacione për pajisjen. Ajo që është e sigurt për momentin se është në përgatitje versioni i telefonit  dual-SIM , i cili do të mbajë numrin e modelit SM-Z400DS. Samsung ende nuk është prononcuar lidhur me këtë informacion për këtë telefon, ashtu që nuk është e njohur se kur telefoni do të mund të prezantohej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme