Mëngjesin e sotëm, këngëtari dhe moderator i mirënjohur Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK.
Sipas burimeve për gazetarin e SYRI-t, Elton Qyno, arsyeja e thirrjes janë kontratat sponsorizuese të lidhura me Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen konkrete të thirrjes së tij apo cilësinë në të cilën është paraqitur.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.
Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.
Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.
Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.
Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.
Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.
© SYRI.net



