18-vjeçarja nga Klina që i shkroi letër lamtumirëse familjes, kthehet në shtëpi

18-vjeçarja nga komuna e Klinës, D.C., që i shkroi letër lamtumirëse familjes së saj, është kthyer në shtëpi. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se ajo është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në qytetin e Gjakovës. Gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë, tha Policia.

D.C. ishte raportuar e zhdukur në polici nga prindi i saj. Por, pas më shumë se 24 orëve jashtë shtëpisë, ajo u gjet në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Xhevat Ibra.

“Vajza është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00 në Gjakovë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, tha Ibra për Gazetën Express.

Motivet që e çuan vajzën të largohej nga shtëpia nuk dihen. Sidoqoftë, ajo përmes një letre e kishte njoftuar familjen se dëshironte të fillonte një jetë të re. U kishte thënë se nuk po martohej por po ikte nga shtëpia për të jetuar jetën që ajo e do, pa treguar ndonjë tjetër detaj.

Gjatë ditës së djeshme, prindi i saj kishte deklaruar se vajza e tij nuk ishte shumë e shoqëruar dhe dilte rrallë në qytet. Ai tha se vajza e tij s’ka bërë fjalë me askënd, ndërsa para katër ditësh më 18 qershor D.C. i kishte mbushur 18 vjet.

Letra e plotë e vajzës që shokoi familjen:

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme