18 vjet nga fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë

Në ditën e sotme, 18 vjet më parë, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

 

Më 25 mars 1999, NATO nisi sulmet mbi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, kishte thënë se kriza në Kosovë ka arritur kulminacionin, “nëse nuk veprojmë do të përkeqësohet”.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviq, në atë kohë president i Serbisë u dorëzua dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës për paqe.

Mbi 12 mijë njerëz u vranë, mbi 5 mijë të zhdukur, mbi një milion të dëbuar ishte bilanci në njerëz i luftës në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s dhe KFOR-it është ende i pranishëm në Kosovë dhe vazhdon të shërbejë si forcë mbrojtëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme