2 grekë masakrojnë një shqiptar, në gjendje të rëndë në spital

Një shqiptar 41 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Patras në Greqi. Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, dy persona 55 dhe 27 vjeç, babë e bir e kanë masakruar shqiptarin.

Ky i fundit sipas policisë greke kishte shkuar për të vjedhur në banesën e grekëve. I pari që e ka vënë re ka qenë djali 27-vjeçar i cili ka goditur shqiptarin fillimisht me një dru, e më pas me çfarë të mundin.

Shqiptari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka shkuar dhe e ka arrestuar atë për tentativë vjedhje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Por edhe shqiptari ka paditur dy sulmuesit e tij e policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin grek, ndërsa po heton në gjendje të lirë djalin 27-vjeçar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme